Berisha: Zgjedhjet po zhvillohen nën diktatin e mafies

I shoqëruar me bashkëshorten e tij, ish-kryeministri Sali Berisha ka votuar paraditen e sotme në qendrën e votimit të ngritur në liceun artistik “Jordan Misja”, në Rrugën e Elbasanit.

Në përfundim të votimit Berisha përshëndeti qytetarët dhe iu drejtua mediave, para të cilave u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që të marrin pjesë pasivisht kundër asaj që ai e quajti “krimi qeveritar”.

“Këto zgjedhje po zhvillohen në shenjën e mafies dhe krimit nga ana e maxhorancës. Kësaj here ndodhi diçka e paimagjinueshme, transparencës së miqve tanë ndërkombëtarë ju kundërvu krimi qeveritar. Këtë herë zgjedhjet janë të plagosura sepse bashkëqytetarët tanë në disa nga bashkitë e vendit janë të thirrur të votojnë për kandidatë me të shkuar drogën, prostitucionin.

Sot është fjala e qytetarëve dhe ata kanë në dorë të dëgjojnë fjalën e miqve tanë ndërkombëtarë të cilët në interes të jetës së qytetarëve shqiptarë kërkuan largimin me nga lista me emra konkrete të personave të dënuar për drogë e prostitucion shumica e lidhur kokë e këmbë me krimin”, tha Berisha.

Në lidhje me situatën në Kurbin, Berisha tha se procesi është shoqëruar me hile të paimagjinueshme.

“Sipas mediave atje procesi po shkon si çifteli me një tel. Ka patur hile te paimagjinueshme ndaj tyre por do të shqyrtohen”, tha Berisha.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT