​Berisha-Vuçiqit: Mos guxo të ndërmarrësh akte aventureske se të pret fati i Millosheviqit

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas deklarimeve të presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq për targat dhe letërnjoftimet.

Në një postim në Facebook, Berisha ka rikujtuar Vuçiqin që të mos ndërmerr veprime aventureske pasi do ta presë i njëjti fat sikurse ai i kasapit të Ballkanit Sllobodan Millosheviq.

“Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe qëndrimin e presidentit të serbomadhisë Aleksandar Vuçiq ndaj marrëveshjeve dhe kërcënimin e tij për reagim vdekjeprurës ndaj vendimit legjitim të Qeverisë së Republikës së Kosovës, paralajmëroj presidentin e serbomadhisë të lërë kërcënimet dhe të mos guxojë ndonjë akt aventuresk se fati i kasapit të Ballkanit, atit të tij shpirtëror Sllobodan Millisheviq e pret”, ka shkruar Berisha.

Postimi i plotë:

Reagimi si Putini i vogël i Aleksandër Vuçiqit.

Të dashur miq, serbomadhi Vuçiq u zotua në fillim të korrikut për ‘reagim’ vdekjeprurës ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e reciprocitetit, barazisë midis dy vendeve në përdorimin e letërnjoftimeve dhe targave të automjeteve, duke bërë të detyrueshëm përdorimin nga qytetarët e Kosovës të targës së Republikës së Kosovës në të gjithë territorin e saj, pavarësisht origjinës etnike të tyre.

Shtoj këtu se ky vendim i qeverisë së Kosovës që do të hyjë në fuqi në shtator 2022, bazohet në marrëveshje të firmosur ne Bruksel vite më parë nga qeveritë e te dy vendeve.

Pas kërcënimit një muaj më parë për reagim vdekjeprurës ndaj Kosovës, presidenti i Serbomadhesë Vuçiq, sot thirri një konferencë shtypi të jashtëzakonshme në të cilën ai kërcënoi haptas perëndimin duke u shprehur se “nuk beson se doni konflikt në Kosovë’. D.m.th. sipas tij zbatimi i marrëveshjes nga qeveria e Kosovës do të përdoret nga ai si ‘Casus Beli’, dhe kjo dëshmon qartë se, Aleksandër Vuçiq është një kërcënim i vërtet për paqen dhe stabiliteti në rajon, dhe se ai paraqet një Putin të vogël në Ballkan.

Ky reagim me kërcënim vdekjeprurës dëshmon se nacionalizmi i verbër serb është sot njëlloj si në kohën e Millosheviqit, një fuçi baruti shumë i rrezikshëm për Ballkanin.

Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe qëndrimin e presidentit të serbomadhisë Aleksandar Vuçiq ndaj marrëveshjeve dhe kërcënimin e tij për reagim vdekjeprurës ndaj vendimit legjitim të qeverisë së Republikës së Kosovës, paralajmëroj presidentin e serbomadhisë të lërë kërcënimet dhe të mos guxojë ndonjë akt aventuresk se fati i kasapit të Ballkanit, atit të tij shpirtëror Sllobodan Millosheviq e pret.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT