Berisha: Shumë shpejt do të bisedojmë me Sejdiun për vazhdimin e kontratës

 

Trajnerit të KF Feronikelit, Gani Sejdiut, i ka skaduar kontrata me skuadren nga Drenasi të cilën e shpalli kampion të Kosovës dhe fituese e kupës së Kosovës në futboll.

Drejtori i KF Feronikelit, Artan Berisha, ka thënë për portalin DrenicaPress, se pas një pushim shumë të shkurtër do të ulen për të biseduar me Gani Sejdiun dhe lojarët për përtritjen e kontratave.

“Po, pas një pushimi të shkurtër mendoj se do të ulemi e të bisedojm me Ganiun dhe me lojtarët për të ardhmen”, ka thënë Berisha.

Ditë më parë Gani Sejdiu ka konfirmuar skadimin e kontratës me Niklin, por i ka premtuar se në rend të parë për të biseduar janë kampionët më të rinjë të Superligës, KF Feronikeli. /Drenicapress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT