Berisha ndryshon logon e PS-ës, nga trëndafil në kanabis

Përdorimi i rrjeteve sociale nga njerëz të politikës po shtohen çdo ditë e më shumë. Të shumtë janë politikanët shqiptar të cilët po i shprehin qëndrimet e tyre nga më të ndryshme, në këto rrjete sociale.

Së fundmi ish kryeministri shqiptar, Sali Berisha, ka postuar në faqen zyrtare në facebook, një foto të logos së partisë socialiste duke e ndryshuar atë nga trëndafili në kanabis, të shoqëruar me mbi shkrimin

Selia e “Trëndafilit” apo selia e “barit magjik” te Koços?!… Marre nga mediat sociale. sb

Berisha e ka sulmuar mjaft herë Koço Kokëdhimën se ka një plan për të shtënë në dorë kanabisin dhe për t’u bërë monopol i eksportit të tij, ndaj edhe, sipas Berishës, po goditet kanabisi gjetkë nëpër Shqipëri me qëllim që atë ta marrë Koço.

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT