Berisha ndëshkon ish-skuadren, nuk feston golin (video)

 

Sulmuesi kosovar, Besar Berisha realizoi sot golin e fitores për Melbourn Victory pikërisht ndaj ish ekipit të tij Brisbane Roar. Ndeshja përfundoi me rezultatin 2-1 dhe skuadra ku aktivizohet Berisha e sheh veten në vendin e parë me tri pikë më shumë se ndjekësi më i afërt.
Valeri shënoi golin e parë për Melbourne që në min e 7′ ndërkohë që Berisha realizoi pesë minuta më pas. Goli i Mckay në pjesën e dytë të ndeshjes për Brisane vlejti vetëm për statistikë.
Kjo ishte ndeshja e parë e Besartit në “Suncorp Stadium” të Brisbane Roar pas 11 muajsh. Berisha nuk e festoi golin kundër ish-skuadrës së tij duke treguar rrespekt për të kaluarën Për kosovarin ky ishte goli 13-të në 25 ndeshje.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT