Berisha jep 6 arsyes se pse Kosova duhet të themeloj Gjykatën Speciale

Mos themelimi i Gjykatës Speciale nga deputetët e Kuvendit të Kosovës ka bërë që ketë reagime nga më të ndryshme.
Reagime të ndryshme u dhanë nga faktori ndërkombëtar në Kosovës. Një reagim mbi këtë problematik e ka dhënë edhe ish kryeministri shqiptare, Sali Berisha, përmes rrjetit social facebook. Berisha ka dhënë 6 arsye se pse Kosova duhet të themeloj Gjykatë Specile. Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të ish kryeministrit shqiptar, Sali Berisha:

Nje votim ne kunderinteres te Kosoves dhe kombit shqiptar ne teresi!

Te dashur miq, ne Parlamentin e Kosoves nuk fitoi amandamenti kushtetues per ngritjen e Gjykates Nderkombetare Speciale per Hetimin e Krimeve te Luftes ne territorin e Kosoves. Ngritja e kesaj gjykate eshte kerkuar nga Bashkimi Europian dhe SHBA pas hetimit mbi trevjecar qe ju be akuzave te raportit te Keshillit te Europes, te senatorit Dick Marti, per krime kunder njerezimit e madje dhe tregti te organeve te robve te luftes, gje qe perben dhe formen me te rende te krimeve kunder njerezimit ne konventen e OKB.

Pas botimit te raportit te Dick Martit, shokues per akuzat e tij, ne vleresimin tim te marra nga Beogradi, hetimi dhe vleresimi nga drejtesia nderkombetare pa angazhim te rusve ishte kerkese e autoriteteve te Kosoves, Shqiperise, mbare shqiptarve dhe miqve tane ne mbare boten.

Mosvotimi dy dite me pare ne Parlamentin e Kosoves te amandamentit kushtetues, ishte nje veprim me pasoja serioze morale dhe ligjore per Kosoven qe duhet korrigjuar sa me pare sepse:

Se pari refuzimi i ngritjes se Gjykates Speciale nga pala kosovare ben te besueshme per mbare boten akuzat e renda dhe monstruoze te raportit te Dick Martit per krimet e kryera nga shqiptaret.

Se dyti, mosvotimi i amendamentit kushtetues per ngritjen e Gjykates Speciale eshte nje goditje e rende e marredhenieve me aleatet dhe partneret tane kryesore, eshte mosmirenjohese ndaj kontributit thelbesor te tyre ne lirine tone dhe mesazh dizluajaliteti ndaj aleateve dhe miqve tane, nismes se tyre qe me perpjekje te medha, shkeputen nga ruset dhe ndikimi i tyre kete ceshtje delikate ne ineteresin me te mire te nje hetimi dhe gjykimi te pavarur.

Se treti, asnje vend i lire nuk refuzon te zbatoje ligjin nderkombetar, i cili mbizotron mbi ligjin e vendit. Kete e bejne vetem shtete zuzare, dhe Kosova nuk eshte kurre e tille.

Se kateriti, mosvotimi i amendamentit kushtetutes per ngritjen e Gjykates Speciale do kete pasoja serioze ne njohjet nderkombetare te Kosoves pasi jo pak vende do te perdorin si argument per mosnjohje te Kosoves qendrimin e saj ndaj ligjit nderkombetar.

Se pesti, refuzimi i ngritjes se Gjykates Speciale ne perputhje me kerkesen e BE dhe SHBA do te transferoje vendimin per ngritjen e saj ne Keshillin e Sigurimit te OKB dhe gjykata do te ngrihet nolens volens, madje edhe me status tjeter.

Se gjashti, mosvotimi per ngritjen e Gjykates Speciale do te hape nje spiral negativ ne marredheniet e Kosoves me BE, marreveshjen e stabilizim asociimit, heqjen e vizave dhe procesin e integrimit ne teresi te saj.

Duke perfunduar, ju bej thirrje autoriteteve te Kosoves te perdorin te gjithe hapesirat dhe percaktimet kushtetuese per te bere te mundur ngritjen e Gjykates Speciale qe kerkohet nga BE dhe SHBA.
Ju bej thirrje deputeteve te Kosoves qe nuk kane votuar amendamentin per ngritjen e Gjykates Speciale, duke mirekuptuar plotesisht shkaqe specifike te qendrimeve te tyre, te rikonsiderojne qendrimin e tyre dhe te mos e komplikojne me voten e tyre kunder, ecurine jo te lehte te Kosoves dhe kombit tone ne rrugen e lirise! sb

- Advertisement -

MË TË FUNDIT