Berisha: E kemi bërë gati oferten për Zhdrellen

 

Zyrtarët e klubit të Feronikelit nga Drenasi, do të takohen me katër herë futbollistin më të mirë në Kosovë, Mentor Zhdrellën.

Takimi pritet të ndodhë sot dhe aty do të vendoset gjithçka.

Kështu i ka thënë Gazetës Tribuna, drejtori i Feronikelit, Artan Berisha.

“Zhdrella është në pushime në Ulqin dhe në momentin që do të kthehet do të bisedojmë. Besoj që të mërkurën do të takohemi. Ne e kemi ofertën tonë që do të ia ofrojmë dhe të shohim se çka do të ndodhë. Nëse ai pranon do ta bënim një super ekip, pasi bëhet fjalë për një futbollist shumë të mirë”, tha Berisha për Gazetën Tribuna.

Zhdrella në sezonin e fundit luajti për Prishtinën, por nuk arriti ta gjej vetën ashtu siç ishte pritur./Gazeta Tribuna/Drenicapress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT