Deputeti i LDK-së, Ismet Beqiri e ka quajtur 2 korrikun e vitit 1990 si gurëthemel të Republikës së Kosovës.
Me një postim në Facebook, Beqiri ka uruar të gjithë qytetarët për këtë datë historike.
“Sot po shënojmë 30 vjetorin e Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990.
Është Deklaratë e vënies së gurëthemelit të Republikës së Kosovës, Shtetit të Kosovës.
Zoti i bekoftë Deputetët e Kuvendit të Kosovës të 2 Korrikut.
Zoti i bekoftë qytetarët dhe Republikën e Kosovës.
Urime të gjithëve ky përvjetor jubilar dhe historik” shkruan Beqiri në Facebook./Indeksonline/
- Advertisement -