Beogradi lëshon letër zyrtare: Nëse vjen Hashim Thaçi në Beograd do ta arrestojmë

Autoritetet serbe edhe zyrtarisht kanë informuar organet kosovare të drejtësisëe se Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi do të arrestohet nëse ai shkon në Beograd më 24 prill, raporton B92.

Sipas të dhënave, këtë informatë e ka siguruar agjencia e lajmeve BETA nga disa burime të saj.

Hashim Thaçi, një prej themeluesve të UÇK-së akuzohet për terrorizëm, dhe atëbotë, në vitin 1997 për këto vepra ishte dënuar me 10 vite burg, transmeton indeksonline.

Thaçit iu është bërë ftesa nga një organizatë joqeveritare e quajtur “Komiteti për arsimim të të rinjve”, e cila ka organizuar konferencë ku do të flitet për integrimet evropiane.

Ndërkaq sot, sipas autoriteteve serbe, Prishtina zyrtare ka pranuar një njoftim zyrtar nga Beogradi ku thuhet se Hashim Thaçi do të arrestohet në rast se ai shkel në Beograd.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT