Drejtori i Zyrës Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, e ka dënuar dhunën e djeshme të shfaqur nëpër rrugët e kryeqytetit të Prishtinës si dhe në Parlamentin e Kosovës, duke thënë se përgjegjësia i takon Policisë dhe autoriteteve gjyqësore.
“Në rrethanat kur problemet më të mëdha të Kosovës janë papunësia, korrupsioni, krimi i organizuar, nuk është e arsyeshme që temë kryesore të jenë serbët e Kosovës dhe Asociacioni i Komunave Serbe”, ka thënë Gjuriq.
Ai po ashtu ka shtuar se është e papranueshme të përdoren mjete të dhunshme për të zgjidhur konfliktet politike.
- Advertisement -