Manchester City është në kërkim të një trajneri të ri, pasi nuk është i kënaqur me punën e Manuelle Pellegrinit, trajnerit aktual.
Sipas mediave ishullore bosët e City i kanë vënë syrin trajnerit të Napolit, Rafael Benitez, të cilin dëshirojnë ta rikthejnë në Premier League, por këtë herë në Manchester, pasi më parë ishte trajneri i Liverpulit dhe Chelseat.
City më herët e ka kërkuar edhe Pep Guardiolen dhe Diego Simeonen, por e ka të vështirë t’i shkëpus nga skuadrat këta strateg.
Ende nuk dihet përgjigjia e Benitezit, edhe pse ky nuk heziton që ta marrë një klub të madh që luan në Ligën e Kampionëve dhe ka miliona euro për të blerë lojtarë.
- Advertisement -