Policia e Prizrenit njofton se me datën 27 qershor, është iniciuar një rast i shantazhit kundër një të dyshuari mashkull.
Hetuesit rajonalë në koordinim me Prokurorinë e Shtetit kanë nisur me hetimin e rastit. “Pas informacioneve të para është parë e arsyeshme që të kryhet bastisje në shtëpinë e të dyshuarit në fshatin Dobrusht me ç’rast janë gjetur dhe janë sekuestruar:
Një pushkë automatike AK-47 me numër serik 16193350 me dy karikatorë me 46 fishekë të kalibrit 7.62mm;
Një qese me lëndë të panjohur që dyshohet të jetë narkotik;
Disa kartela telefoni dhe telefon të markës LG”, thuhet në njoftim.
Lidhur me gjetjet është informuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që i dyshuari të mbahet nën masën e arrestit policor.
- Advertisement -