Sot, kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka thyer paragjykimet dhe emëroi drejtore të çerdhes gruan me mbulesë, Arbnora Fejza-Idrizi, emër tashmë i njohur për ne, ndryshe e njohur si rekorduesja e tri çmimeve Guinness.

Arbnora Fejza-Idrizi, kjo grua e cila na bëri krenarë ne si komunë dhe gjithë vendin në përgjithësi, duke na prezantuar në mënyrën më të mirë të mundshme në sytë e gjithë botës.

Lajmin se është emëruar drejtore e çerdhes e ka bërë të ditur vetë Arbnora në llogarinë e saj në “facebook”.

Ky është postimi i potë i Arbnora Fejza-Idrizit:

“Te dashur familjar e miq,

Kam kënaqësinë t’iu njoftoj, se me vendim të Kryetarit të Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, jam emëruar, Ud. Drejtore të Institucionit para shkollor, “Nëna Zahide”, në Skenderaj.

Drejtim i këtij institucioni që mbanë emrin e heroinës sonë, nënës Zahide është një nder dhe përgjegjësi e jashtëzakonshme për mua dhe unë do të përkushtohem maksimalisht që t’a kryej këtë detyrë në mënyrën më të mirë.

Falënderoj kryetarin, Bekim Jashari për besimin dhe mundësinë që të kontribuoj në edukimin e duhur të fëmijëve tonë.”

\RTV-Okarina\