Bekim Jashari, nderon me homazhe dëshmorin Rizah Ahmeti

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, bashkë me Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, drejtorë, asambleistë e qytetarë, vendosen lule e bënë homazhe tek varri i dëshmorit Rizah Ahmeti, në Vajnikë, në përvjetorin e tij të rënies.

“Dëshmorët dhe martirët e Lirisë janë pjesë e pandashme e historisë sonë të lavdishme, kujtimi e nderimi për ta është obligim moral e institucional që duhet bërë gjithmonë”, tha Jashari.

Lavdi dëshmorit Rizah Ahmeti dhe të gjithë dëshmorëve e martirëve të kombit!