Bekim Jashari emëron drejtorët: S’më interesojnë ngjyrat politike

Kryetari i ri i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka ndërmarr veprimin e parë që i takon si kryetar i kësaj komune. Ai i ka bërë gati emërimet e drejtorëve të departamenteve brenda komunës.

Bekim Jashari për Indeksonline ka thënë se përzgjedhja e drejtorëve është bërë në mënyrë profesionale e morale në të mirë të qytetarëve të Skenderajt, duke shtuar se ngjyrat politike nuk i bëjnë përshtypje. “Emërimet e drejtorëve po i kam bërë gati dhe me marrjen e detyrës do bëhen publike.

Ngjyrat politike nuk me bëjnë përshtypje fare. Unë kam bërë përzgjedhjen në anën njerëzore, morale dhe profesionale në të mirë të vendit dhe qytetarëve të komunës së Skenderaj”, ka thënë Jashari. Ai ende nuk ka dalë në punë pasi KQZ nuk ka certifikuar asamblistët e partive për komunën e Skenderajt.

“Nuk kam dal ende ne punë sepse KQZ nuk i ka certifikuar asamblistët e partive për komunën e Skenderajt e që sipas ligjit për qeverisjen lokale, në mbledhjen e parë inauguruse bëhet betimi bashkërisht me ta, kështu qe po presim”, ka thënë ai. Jashari ka thënë se me marrjen e postit të kryetarit, veprimet e tij karshi qytetarëve që e kanë votuar do të jetë transparenca dhe llogaridhënia e plotë para tyre.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT