“Bekim Jashari e ka të vështirë fitoren në Skënderaj, nëse nuk mbështetet nga VV-ja”

Njohësi i çështjeve politike, Imer Mushkolaj, duke folur në lidhje për zgjedhjet lokale tha se Bekim Jashari nëse nuk mbështetet nga LVV-ja e ka të vështirë të fitojë në Skënderaj.

Mushkolaj ka bërë edhe një parashikim në lidhje me komunat e tjera, kush mund të fitojë dhe kë mund të kandidojnë.

“Eshtë interesant pozicioni i Bekim Jasharit tani, më herët e kemi ditur që atë e ka mbështet PDK-ja. Nëse Bekim Jashari nuk mbështetet prej VV-së e ka vështirë me fitu. Tek Prishtina është jetike për LDK-në të fitojë kryeqytetin por e ka të vështirë me fitu. Në Prizren është gabim i madh i VV-së nëse kandidon sërish Haskukën, do të jetë garë e fortë PDK-VV. Në ferziaj Aliu e ka një mbështetje atje, por VV-ja mundet me pasë një kandidaturë atje. LDK-ja ka të rëndësishme me rujt Pejën. AAK-ja e ka shumë të rëndësishme Gjakovën po ashtu edhe Rahovecin” tha Mushkolaj në Debat Plus raporton “Gazeta Blic”