Bekim Haxhiu e komenton incidentin në ‘Riza Lushta’: Është shpifje, ai që shihet në video është nipi im

Gjatë ditës së sotme është raportuar se ish-nënkryetari i FFK-së dhe deputeti aktual i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu ka goditur zyrtarin e Feronikelit, gjatë ndeshjes së vlefshme për futbollin e femrave mes Mitrovicës dhe Feronikelit.

Përveç kësaj është raportuar se ai është konfrontuar fizikisht edhe me zyrtarë të klubit nga Drenasi.

“Është bërë problem me shku dhe me shiku ndeshjen, pasi ka pasur shumë shpifje dhe dezinformata. Ai që shihet në video është nipi im, të cilin jam munduar ta qetësoj”, u shpreh Haxhiu në “Dueli Sportiv”, përcjell “Zeri.info”.

“Edhe pse kishte përfunduar loja, zyrtarët e Feronikelit më pyesnin për ndeshjen, por kjo nuk më intereson”, tregon më tej ai.

“Gjatë kohëve të fundit ka pasur shumë shpifje dhe mediat do të përballen me padi gjyqësore. Ajo që shihet është djali i vëllait tim, dhe nuk kam dashur ta lë që të mos kacafytet me zyrtarët e Feronikelit”, shtoi Haxhiu.

Ndryshe, ndeshjen e ka fituar Mitrovica me rezultat minimal 1:0, duke u shpallur kampione e futbollit të femrave. /Zeri.info

- Advertisement -

MË TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com