Beka: Prokuroria po vëzhgon

Kryeprokurori Imer Beka tha se Prokuroria Themelore në Prishtinë po ndjek dhe do të ndjekë me vëmendje zhvillimet e sotme.

Ai bëri të ditur se prokuroria e shton kujdesin dhe ndjekë zhvillimet sa herë ka ngjarje si këto sot.

“Prokuroria është duke e përcjellë me vëmendje gjendjen në ditën e sotme”, tha Beka për KALLXO.com.

Sot në seancën e Kuvendit të Kosovës njëra nga pikat rendit të ditës është ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Derisa deputetët kanë filluar të hyjnë në sallën e mbledhjeve, protestues të ftuar nga Lëvizja “Vetëvendosje” kanë nisur një protestë jashtë objektit të Kuvendit

Kryeprokurori Beka tha për KALLXO.com se “shpreson që situata të mbetet e qetë”.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT