Behgjet Pacolli ngushëllon për ushtarin amerikan të vdekur ne Kampin e Novosellës

Deputeti i AKR’së, Behgjet Pacolli u ka shprehur ngushëllime familjes dhe popullit amerikan pas vdekjes së ushtarit Alexander Klass në kampin ushtarak në Novosellë.Pacolli përmes Facebook-ut ka shkruar se vdekja tragjike e ushtarit 20-vjeçar i ka prekur të gjithë.

“Vdekja tragjike e një ushtari të ri amerikan i vendosur në kampin ushtarak në Novosellë ka prekur të gjithë ne. Unë sot dërgoj ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen Klass, kolegët e tij dhe popullin amerikan. Alexander Klass, 20 vjeçar ishte pjesëtar i Gardës Kombëtare të Oregonit”, ka shkruar Pacolli.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT