Bëhet hit në rrjet, 52 vjeçari ha i qetë, ndërkohë që të tjerët bëjnë sherr të madh

Chris Hill, një 52-vjeçar nga Portsmouth në Angli u shndërrua në sensacion në internet. Shkak u bë reagimi i tij në një video në të cilën disa persona përplaseshin fizikisht.

Në sherrin që ndodhi në një kebab të premten që lamë pas, mund të shihen rreth 10 persona që përleshen fizikisht me njëri-tjetrin.

Ndërkohë, Chris është ulur në tavolinë duke ngrënë dhe duke parë telefonin, ndërkohë që para tij fluturojnë tavolina e karrige.

Pikërisht kjo sjellje e tij, e shndërroi menjëherë në meme në internet, ndërsa komentuesit e cilësuan hero e frymëzim, shkruan tvklan.al.

Duke folur për DailyMail, 52-vjeçari tregoi se në një moment kishte dashur të çohej dhe të ikte, por më pas kishte vendosur të shijonte ushqimin që kishte porositur.

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com