Bëhet emërtimi i rreth 650 rrugëve e shesheve në komunën e Skenderajt

    Komuna e Skenderajt po shkon drejt finalizimit të emërtimit të rrugëve. Ky emërtim i rrugëve ka përfishirë gjitha rrugët e fshatrave të kësaj komune, rrugët në brendi të qytetit si dhe është bërë poashtu emërtimi i shesheve dhe parqeve në komunën e Skenderajt. Procesi i emërtimit të rrugëve ka zgjatur  më shumë se një vit dhe tani është në fazen finale.

    Në një prononcim për portalin Drenica Press Kryetari i Komisionit për emërtimin e rrugëve z. Hajriz Koci, ushpreh se “Procesi i emërtimit të rrugëve në komunën e Skenderajt është drejt përfundimit me vendosjen e tabelave me emërtimet përkatëse.

    Ky proces ka filluar para më shumë se nje viti dhe janë emërtuar rreth 650 rrugë, parqe dhe sheshe në tërë territorin e Komunes. Duke bërë procesin gjithpërfshirës, ne emërtimin rrugëve kanë marrë pjesë me propozimet e tyre edhe perfaquesit e fshatrave dhe lokaliteteve.

    Me tutje z. Koci  bën të ditur se në emërtimet e rrugëve janë përshirë personalitete të rëndësishme të historisë që nga përiudha ilire e deri te Lufta e fundit e UÇK-së. Poashtu edhe personalitete qe kanë ndihmuar përpjekjet e Kosovës për liri si dhe ngjarje te rëndësishme historike. Ndihmë te rëndësishme në këtë proces kanë dhënë edhe Agjencia Kadastrale dhe Ambasada norvegjeze në financimin e këtij projekti për të bërë të mundur vendosjen  tabelave.

    Në fund të këtij pronocimi Koci përmend  se emërtimi i rrugëve është shumë i rëndësishëm dhe një ndër kriteret ne procesin e integrimit evropian dhe vendimet për emërtime të rrugëve i ka marrë Kuvendi Komunal i Skenderajt./drenicapress/