Befason Shaqiri, maskohet si plak dhe mahnitë fëmijët (VIDEO)

    Xherdan Shaqiri ka qenë pjesë e një reklame nga e përditshmja zvicerane Blick.

    Ylli kosovar i Interit, është maskuar si një person në moshë për tu bërë trajner i disa fëmijëve.

    Por në momentin që gjilanasi bënte driblime të pabesueshme ose goditje të fuqishme fëmijët habiteshin duke menduar me vete se si mund ta bënte këtë një person në moshë, transmeton Telegrafi.

    Pas disa goditjeve Shaqiri arriti të shënoj një gol të bukur dhe duke festuar atë hoqi mjekrën për t’i treguar fëmijëve të vërtetën.

    Me të parë djelmoshat e vogël se ishte Shaqiri ata u gëzuan tej mase duke ngarë për ta përqafur krenarinë e Kosovës.