Befasojnë shkencëtarët indianë: Në urinën e lopëve ka ar!

Një grup shkencëtarësh indianë pretendojnë se pas një studimi disa vjeçarë kanë mundur të zbulojnë diçka të çuditshme në urinën e demave dhe lopëve.

Pas 7 vitesh hulumtimi, shkencëtarët e Universitetit Bujqësor të Junagadh (JAU) në Indi kanë bërë zbulimin befasues.

Ata morën 500 mostra urine nga viçat, lopat shtatëzëna dhe demat dhe në secilën prej tyre kanë gjetur gjurmë të metalit të çmuar, arit.

Sipas analizave të mostrave në laboratorin e testimit të ushqimit në JAU, në një litër urinë u gjet 10 deri në 30 miligramë ar, shkruna tabloidi britanik Mirror.

Kryetari I kërkuesve shkencorë dr. Ba Golakia është shprehur se në mostrat e urinës janë gjetur po ashtu vlera të pafundme medicinale për shumë sëmundje.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT