Bedri Hamza, Kurtit: Ku është shërbimi ushtarak?

Deputeti i PDK-së, Bedri Hamza, ka mbajtur një fjalim në seancën e jashtëzakonshëm të thirrur për votimin e Qeverisë së re.

Ai ka thënë se i propozuari për kandidat nga radhët e VV’së, Albin Kurti, la disa çështje jashtë ekspozesë së tij.

Sipas tij, Kurti i ka përmendur vazhdimisht këto çështje ndërkohë që tani nuk i përmendi më.

“Ku është shërbimi ushtarak? Ku është fondi sovran? Ku është fondi për bankën zhvillimore?. po shteti i së drejtës. Po si të rregullohet shteti i së drejtës pa respektim të ligjeve”, tha ai.

Ai kujtoi disa gabime në Qeverinë Kurti 1 në të cilat u dëmtua buxheti. Sipas tij, shkarkimi arbitrar i dy sekretarëve të përhershëm ndikoi që ata të paguhen pa punuar.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT