Ish-ministri Bedri Hamza, aktualisht kandidat për kryetar të Mitrovicës nga radhët e PDK-së, është bërë pjesë e rrjeteve sociale.

Përmes llogarisë zyrtare të hapur në Facebook, Hamza ka treguar se i ka rezistuar kërkesës për të qenë prezent në rrjete sociale, sepse ka qenë i përqendruar në punë.

Hamza ka thënë se dëshiron ta shfrytëzojë çdo mundësi për të komunikuar me qytetarët e Mitrovicës, nga të cilët ka kërkuar të ndajnë me të çdo pyetje, sugjerim e brengë që kanë për Mitrovicën.

“Bashkëqytetarë të mi,

I kam rezistuar kërkesës për të qenë prezent në rrjete sociale, sepse isha i përqendruar në punën time. Por, pasi që dua të shfrytëzoj çdo mundësi për të komunikuar me ju, bashkëbisedimin do ta vazhdojmë edhe në rrjetet sociale, këtu në këtë faqe.

Besoj që së bashku do ta bëjmë më të mirën për Mitrovicën dhe për Kosovën.

Ju lutem, ndani me mua çdo pyetje, sugjerim e brengë që keni për qytetin tonë dhe do të mundohem që, personalisht, t’i përgjigjem secilit.

Bashkë për Mitrovicën!”, ka shkruar Hamza në postimin e tij të parë.