Legjenda gjermane, Franz Beckenbauer, ka kritikuar Bayernin e Munichut.
Presidenti i nderit i bavarezëve, Beckenbauer ka thënë se skuadra që udhëhiqet nga Pep Guardiola bëri gabim duke i lejuar largimin e Xherdan Shaqirit në drejtim të Interit dhe huazimin e mesfushorit danez Pierre Hojbjerg në Augsburg.
“Unë mendoj se ata kanë bërë gabime. Unë ende nuk e kuptoj pse ata e shitën Shaqirin te Interi, dhe pse e huazuan Hojbjergin te Augsburgu”.
“Ata ishin lojtarë shumë të mirë. Ata do ishin shumë të mirë tani që skuadra ka shumë lëndime”, deklaroi Beckenbauer. /Telegrafi/
- Advertisement -