BE-ja do të zotojë 350 mijë euro për identifikimin e “të zhdukurve” të luftës!

Me rastin e Ditës së personave të pagjetur në Kosovë, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë dhe Përfaqësuesi Special i BE-së, Samuel Zbogar ka theksuar se Bashkimi Evropian qëndron i bashkuar në kujtim së bashku me familjet e viktimave të zhdukura gjatë mizorive të kryera në Kosovë më 1999.

Sipas tij, zbulimi i së vërtetës në mënyrë që t’u mundësohet familjeve të viktimave të mbajnë zi për të dashurit e tyre mbetet një detyrë urgjente dhe bashkë me gjetjen e përgjegjësve për krimet dhe ndjekjes së tyre në mënyrë që të sillen para drejtësisë, është parakusht për pajtim midis komuniteteve.

“27 prilli si ditë e Personave të Pagjetur duhet të shërbejë si shtysë për institucionet përgjegjëse për ta shpejtuar këtë proces. Në këtë ditë, BE-ja u bën thirrje autoriteteve në Prishtinë dhe Beograd për ta rritur angazhimin politik të qeverive të tyre dhe mbështetjen për informacionet e reja lidhur me fatin dhe vendndodhjen e personave të pagjetur dhe lokacioneve të reja të varreza”, thuhet në deklaratën e Zbogar.

Gjithashtu, në deklaratë shtohet se BE-ja do të vazhdojë të sigurojë mbështetje politike dhe financiare për këtë proces.

“Më konkretisht, Zyra e BE-së në Kosovë po e shqyrton mundësinë e zotimit deri në fund të kësaj vere deri në 350.000 euro për të mundësuar testet e ADN-së për rastet e gjetura gjatë vitit 2014 dhe të eshtrave të reja që pritet të gjenden”, përfundohet në deklaratën e Zbogar.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT