BE bën thirrje për ambient të qetë në Kuvend dhe jashtë tij

Zyra e BE-së në Kosovë në prag të debatit dhe votimit të sotëm në Kuvendin e Kosovës për ratifikim të marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi, ka bërë thirrje për një ambient të qetë gjatë debatit dhe votimit.

Kjo është deklarata e plotë e Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së:

“Në prag të debatit dhe votimit të sotëm në Kuvendin e Kosovës për ratifikim të marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi, BE-ja në Kosovë ju bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve të angazhohen për një ambient të qetë gjatë debatit dhe votimit. BE-ja në Kosovë, po ashtu rikujton se e drejta për të protestuar është një e drejtë demokratike, me kusht që ajo të jetë e shprehur në mënyrë paqësore dhe në pajtim me ligjet e Kosovës”.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT