Bayerni transferon zëvendësuesin për Ribery e Robben

    Trajneri i Bayern Munich, Pep Guardiola, po kërkon një anësor cilësor për të zëvendësuar të lënduarin Frenk Ribery dhe Arjen Robben që nuk po shkëlqen si vite më parë.

    Është raportuar nga Gjermania se Bayerni po e kërkon sulmuesin e Shakhtarit, Daglas Costan, dhe këtë e ka bërë zyrtare edhe trajneri I tij, Mirecea Lucesku.

    Trajneri i skuadrës ukrainase, transferimin e Costas, e konfirmoi për gazetën rumune, Sport Dolce.

    “Costa shkon në Munich, ku do të ketë një kontratë afatgjate, ku do të jetë një trashëgimtar i Riberys apo Robben”, deklaroi Lucescu.

    Ende nuk dihet shuma që do të paguajn gjermanët, por flitet për një shifër mbi 30 milion euro./Drenicapress/