Bayerni ngec në acarin rus (video)

 

Bayerni ka pësuar humbje në udhtim në Rusi nga Rostov me rezultat 3-2.

Edhe pse të parët në epërsi kaluan gjermanët me golin e Costas (35’), rusët nuk u dorëzuan dhe në fund të pjesës së parë barazuan në 1-1 me golin e S. Asmoun (44’).

Pas pesë minutave në pjesën e dytë, Rostov kaloi në epërsi me golin e Poloz nga penaltia.

Epërsia e rusëve zgjati vetëm 2 minuta pasi barazoi Bernat për 2-2.

Rusët nuk i kishin frikën një ekipi si Bayern por sulmuan dhe e gjetën golin e fitores në minutën e 67-të me Noboa nga gjuajtja e lirë.

Pas kësaj humbje, Bayerni ka mundësi vetëm teorike për të kaluar ne vendin e parë në grupin D, pasi Atletico ka 12 pikë, tri më shumë se Bayerni./Drenicapress.info/

https://www.youtube.com/watch?v=C3fNWxqTEO8

- Advertisement -

MË TË FUNDIT