Dyshja e Bayern Munichut, Bastian Schëeinsteiger e Franck Ribery kanë mbetur jashtë duelit të së mërkurës në Ligën e Kampionëve ndaj Portos. Me një numër të madh të mungesave, përfshirë këtu edhe ato të Arjen Robben, David Alaba e Javi Martinez, trajneri i Bayernit, Pep Guardiola shpresonte për lajme të mira, para ndeshjes së parë çerekfinale.
Mirëpo, ai s’do të mund të llogaris as në Schëeini e Ribery, i pari vuan nga një virus, ndërsa i dyti nga një lëndim i nyjës së këmbës. Mungesën e tyre e ka konfirmuar drejtori sportiv i Bayernit, Matthias Sammer, i cili beson megjithatë se gjiganti bavarez do t’ia dalë mbanë ndaj klubit portugez.
Porto-Bayern luhet të mërkuren prej orës 20:45.
- Advertisement -