Bayern Munich ka shënuar fitoren e radhës në Bundesligë. Viktimë e bavarezve ishte Werder Bremen, të cilin ekip e mposhtën me rezultat 3-0.
Epërsinë e parë për bavarezët e shënoi Tomas Myller në minutën e 24-të.
Në minutat e fundit të shtesës së pjesës së parë, David Alaba shënoi nga gjuajtja e lirë për të dyfishuar epërsinë dhe dërguar në pushim komod skuadren e tij.
Për 3-0 shënoi Robert Levandovski në minutën e 76-të pas një bashkëveprimi me Tomas Myller.
Krejt në fund të takimit Leva shënoi edhe një herë për 4-0.
Me këto tri pikë të reja, Bayerni arrin në kuotën e 64 pikëve, 14 pikë më shumë se ndjekësi më i afërt, Wolsfurgu.
- Advertisement -