Bayerni i ofron United një super lojtar për Di Marian

 

Mesfushori argjentinas, Angel Di Maria, po kalon një sezon zhgënjyes te Manchester United dhe largimi i tij nga “Old Traford” është shumë afër.

Skuadra angleze ditë më parë zyrtarizoi nënshkrimin e parë për sezonin e ardhshëm, holandezin Memphis Depay, dhe largimi i ish-lojtarit të Realit nuk do të ishte problem për trajnerin Luis van Gal.

Për Di Marian, gjatë kësaj kohe ka shfaqur interes edhe Paris Saint Germain. Por sot mediat gjermane shkruajnë se Bayerni ka ndërmend që t’i propozoj United shëkmbimin e Di Marias me mesfushorin Bastian Shvanjnshtaiger.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT