Bayern Munich ka mposhtur Bracelonën me rezultat 3-2, por që nuk i mjaftoj për të shkuar në finale, pasi ndeshjen e parë e kishte humbur me rezultat 3-0.
Të parët në epërsi kaluan vendasit me një gol të Benatia në minutën e shtatë.
Mysafirët u kundërpërgjigjen me dy gola të Neymar që shënoi pas asistimeve të Suarez.
Në pjesëne dytë barazoi Robert Levandovski, kurse 16 minuta para fundit shënoi Tomas Muller për 3-2.
Barca është në finale të Ligës së Kampionëve dhe nesër mëson kundërshtarin pas duelit Real-Juve.
- Advertisement -