“Bayerni do ta eliminojë Barcelonën edhe pa Robbenin”

Ish-përfaqësuesi i Gjermanisë, Arne Friedrich beson se Bayerni nuk ka nevojë për Robbenin që ta mposhtë Barcelonën në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Holandezi do të mungojë deri në fund të sezonit, kurse edhe Lewandowski është në dyshim.

Pavarësisht kësaj, Friedrich, që ka bërë 82 paraqitje për Gjermaninë, beson se Bayerni do të vazhdojë tutje, shkruan Goal.

“Robbeni është i dëmtuar dhe mendoj se është një lojtar i rëndësishëm. Ai padyshim se do e ndihmonte Bayernin”, deklaroi fillimisht gjermani, transmeton Koha.net.

“Por unë mendoj se Bayerni do të shkojë në finale. Ekipet gjermane gjithmonë kanë arritur që të eliminojnë individualitetet”, shtoi ai.

“Bayerni ka shumë kualitet dhe ekipi është shumë i unifikuar. Kështu që, besoj se Bayerni do të eliminojë Barcelonën”, tha mes tjerash Friedrich.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT