Bayerni Munchen ka shkatërruar Shakhtarin duke e mposhtur në Alianz Arena me rezultat 7:0, duke u kualifikuar për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja e parë në Ukrainë pati përfunduar barazim 0:0.
Skuadra Bavareze e nisi furishëm takimin duke e gjetur golin e parë që në minutën e 4’, me anë të Muller, që shënoi nga penalltia, derisa Shakhtar mbeti me një lojtar më pak, pas ndëshkimit më të kuq të Kucher.
Serinë e golave për Bayrenin e vazhduan Boatengu, Ribery, përsëri Muller, Badstuber, Lewandowski dhe në fund Gotze.
- Advertisement -