Bashkimi Evropian dhe Kosova

OPINION NGA FEHMI RAMA

Bashkimi Evropian,  rasti i Kosovës

Bashkimi Evropian (BE) është, një organizim krejt sui generis, më shumë se një organizatë ndërkombëtare dhe më pak se një shtet klasik,pra është një organizat internacionale e themeluar në bazë të principit të supranacionalitetit.

Një nga atributet e shtetit është ndërtimi i së drejtës, nxjerrja e rregullave ligjeve me efekt të përgjithshëm, edhe për vetë shtetin,rregullimin e raporteve shtet-shtet (ndërshtetërore), shtet-qytetar dhe ndërqytetare.Shtetet anëtare të BE-së, përveç se i nënshtrohen të drejtës ndërkombëtare në tërësi, duhet të krijojnë legjislacion krejtësisht harmonik me atë të BE-së.

BE-në kaq interesant,e bënë ë  fakti qe ajo përcakton jo vetem politiken dhe ekonominë por edhe të përditshmen të paktën për vendet antare.Shembull për këtë është futja e Euros si mjet pagese prej datës 1.1.2002.Vendimet e rëndsishme nuk merren vetem në kryqytetet e shteteve antare por edhe ne Bruksel.Krahas kësaj BE është mjaft e rëndsishme ne politikën ndërkombëtare.

Meriton vëmendje si një ekspriment i arrir në menagjimin paqësor të konflikteve,shtetet antare para 60 viteve ishin kundërshtar të përbetuar.

Shtetet aspirante për t’u bërë anëtare, duhet ta përvetësojnë krejtësisht të ashtuquajturën ‘acquis communitaire që i ka 31 kapituj.

             POLITIKA E JASHTME E UNIONIT EUROPIAN

-përparësitë dhe dobësitë e saj në raport me shtetet anëtare

Dobësia e PJ e BE-së

Guri i provës për politikën e jashtme të Komunitetit Evropian (KE) ishte në mesin e vitit 1991, kur Sllovenia dhe Kroacia shpallën pavarësitë e tyre, ndërsa Serbia iu kundërvu me përdorimin e forcës ushtarake. Me dështimin e tranzicionit në ish Jugosllavi, dështoi krejtësisht edhe diplomacia dhe çdo lloj afiniteti i Komunitetit Evropian (KE) për t’u përballur me situata krize në kontinentin e vjetër.

Një nga një dështuan të gjitha idetë evropiane, përfshirë planin Kerington, dhe e tëra që mundi të bënte ky komunitet ishte konstatimi, nëpërmjet Komisionit të Arbitrazhit,se Jugosllavia është në fazën e shpërbërjes dhe se e drejta e vetëvendosjes iu takon vetëm popujve të gjetur në Kushtetutën e vitit 1974 të RSFJ-së si kombe. Hegjemonizmi serb theu këtë koncept, hodhi poshtë edhe planin e Sajrus Vensit (OKB) dhe turpëroi KE-në që po përgatitej për ridimensionimin e vetvetes si organizatë mbikombëtare e mbishtetërore.

Politika e jashtme është një nga atributet me reprezantuese të sovranitetit tradicional shtetëror, prandaj edhe është e kuptueshme rezistenca brendaevropiane për dërgimin e kësaj kompetence/vetie të sovranitetit në Bruksel.

Shtetet antipode, Britania e Madhe dhe Franca kanë dorëzuar më së paku sovranitet në politikën e jashtme ose kanë bërë pengesa serioze për federalizimin kushtetues të Evropës.

Përparsit e PJ e BE-së

Me Traktatit të Amsterdamit (1997), BE-ja bëhet me politikë të mirëfilltë të jashtme, të përbashkët. Sot, për çështje me interesa të përbashkët nuk flasin 28 diplomaci të BE-së, por një, nën zërin e përfaqësuesit që flet krejt evropianisht dhe jo kombëtarishtë. Megjithatë, PJ e BE-së ka dobësi në raport me shtetet anëtare për shkak të mungesës së instrumenteve ligjor për imponimin e qëndrimeve unike diplomatike.Deri më sot trofeu më i çmueshëm i politikës së jashtme të përbashkët mbetet lufta e Kosovës (1999) kur pothuajse njëzëri u sollën prej Konferencës së Rambujesë (me emisar të përbashkët, Volfgang Petriç) e deri në sjelljen e trupave ushtarake e civile në Kosovë, me politikë të përbashkët dhe mision unik.

Ndërtimi i Politikës së Jashtme të BE-së.

Disa faktorë mbi të cilët ndërtohet PJ e BE-së: Mbi bazën e regjimeve të shteteve; Mbi ideologjinë (kushtimisht evropiane); Gjeopolitikën (kujto se si u integrua Greqia menjëherë pas luftës civile dhe joshjen turke që të mos anojë kah rusët dikur); Zhvillimet globale dhe Strategjinë e UE-së.

Politika e jashtme për shkak të ndjeshëmrisë së sovraniteteve të shteteve, nuk është një institucion origjinal, mbikombëtar, por koordinohet dhe formësohet nëpërmjet rregullave ndërqeveritare, me ndihmën e sekretariatit të përgjithshëm të Këshillit të Bashkimit Evropian.

 

 

POLITIKA E INTEGRIMEVE NË KUADËR TË UNIONIT EUROPIAN

    • A duhet domosdo që shtetet të jenë të perëndimizuara dhe të modernizuara?

 

Integrimet në UE bëhen mbi baza vullnetare të vetë shteteve. Mënyra dhe standardet e larta të jetesës evropiane, janë magjia që ka tërhequr kërkesat e vullnetshme për anëtarësim. Politika e integrimeve përshkohet me disa teori: funksionaliste, neofunksionaliste, federaliste, ndërqeveritare dhe teoria e integrimeve të shumëllojshme e të shumanshme.

Perëndimizimi: E tërë Evropa nuk i takon pjesës perëndimore të globit dhe përkatësia e horizontit nuk është prerazi kusht që një vend të jetë anëtar i Unionit Evropian. Madje, që tani Evropa ka shtete që nuk shtriheshin në hartën e Evropës,por modernizimi nuk e nënkupton domosdoshmërish perëndimizimin.Globalizimi thyen konkurrencën dhe konceptin e BE-së

 

               ASPIRATA PËR ANËTARËSIM NË UNIONIN EUROPIAN,   KOSOVA.

Në maj të vitit 1999, në pikun e luftës në Kosovë, pas dështimit të thellë të etapës së tranzicionit jugosllav që gjeneroi në katër luftra ballkanike  të përgjakshme (1991-1999), Bashkimi Evropian, për perspektivën ballkanike, me qëllim të arritjes së stabilitetit politik dhe ekonomik miratoi një iniciativë të re për 5 vende te Ballkanit: Shqipërinë ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, Kroacinë, Bosnjë-Hercegovinën dhe për, atëherë, Republikën Federale Jugosllave (Serbi-Mali i Zi, duke përfshirë Kosovën. Kjo nismë u quajt Procesi i Stabilizimit dhe Asociimit,më përpara  shtetet aspirante kalonin vetëm nëpërmjet Procesit të Asociimit.

Rrugëtimi kosovar,drejtë BE-së

Integrimi në Bashkimin Evropian është një qëllim thelbësor për Kosovën pavarësisht shpejtësisë dhe vështirësive të cilat mund të hasen gjatë këtij procesi.Kosova po kalon neper një rrugë e gjatë me detyra të shumta për të ateruar në Bashkimin Evropian,një nga barrierat më të rënda është mosnjoheja e pavarësisësë nga 5 shtetet e BE (Spanja ,Greqia,Qiproja,Rumania dhe Sllovakia).

Përparsit e Kosovës në agjenden  Evropiane janë si pjesëmarrja e Kosovës në procesin e stabilizim-asocimit,Partneritet Evropian,pjesëmarrje e Kosovës në aktivitete rajonale,përafrimi i ligjeve me EU asquis,përdorimi i Euros. BE aktualisht përballet me probleme të shumta të cilat mundë të kenë ndikim në procesin e integrimit të Kosovës,si politika e jashtme e BE-së,kapaciteti absorbues dhe tendenca për migrim.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT