Bashkësia Islame e Kosovës reagon për sulmin në Francë, e quan akt të neveritshëm terrorist

Bashkësia Islame e Kosovës ka reaguar pas sulmit të djeshëm terrorist në Nice të Francës, që la të vdekur tre persona.

BIK-u e ka quajtur sulmin e djeshëm akt të neveritshëm, terrorist, që ka për qëllim frikësimin dhe atakimin e vlerave humane e njerëzore.

Sipas BIK, marrja e jetës së njeriut si dhe atakimi i objekteve fetare, janë veprim që bien ndesh me parimet e feve dhe mësimet e pejgamberëve.

“Sulmi i djeshëm në Nice të Francës është akt i neveritshëm, terrorist, që ka për qëllim frikësimin dhe atakimin e vlerave humane e njerëzore. Bashkëndjejmë dhimbjen me familjarët e viktimave dhe popullin francez. Marrja e jetës së njeriut si dhe atakimi i objekteve fetare, janë veprim që bien ndesh me parimet e feve dhe mësimet e pejgamberëve.
Fetë nuk kanë për qëllim përplasjet, dhunë e tmerret por kanë për qëllim udhëzimin dhe fisnikërimin e popujve dhe shoqërive tona.
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës”, thuhet në reagimin e BIK-ut.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT