Ka nisur gjykimi në rastin e arratisjes së Sami Lushtakut. Në këtë seancë prokurorja Florije Shamolli ka kërkuar që të veçohet procedura ndaj gruas së Lushtakut, Mirvete Hasani-Lushtaku.

Lushtaku e ka arritur një marrëveshje për pranim të fajësisë.

Në këtë seancë vet e pandehura ka pranuar se këtë marrëveshje e ka pranuar pa ndonjë presion.

Pasi gjykata ka miratuar këtë marrëveshje për pranim të fajësisë ka vendosur që aktgjykimin për këtë rast ta bëjë me 4 dhjetor.

Ndërsa avokati i Hasani-Lushtakut, Visar Rrecaj ka thënë se ashtu siç janë marr vesh me prokurorin pret që gjykata ndaj Mirvete Hasanit të marrë vendim vetëm për dënim me gjobë.

Seanca ka vazhduar me marrjen në pyetje të dëshmitarëve. Në pyetje po merret Besa Sahitaj punonjëse e qendrës se paraburgimit në Prishtinë e cila ka treguar se si oficeri Bashkim Dervisholli e kishte njoftuar atë se i ishte arratisur atë kohë nga QKUK Ismet Haxha.