Bashkëshortja e Dustin Porierit ia tregon gishtin e mesit Conor McGregorit pas ndeshjes

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Las Vegas, u ndeshën dy yjet e UFC-së, Conor McGregor dhe Dustin Porieri.

Ky i fundit doli fitues pasi që McGregor dëmtoi rëndë këmbën e tij dhe nuk arriti të vazhdoj ndeshjen, transmeton Indeksonline.

Pas ndeshjes, gazetari shkoi ta intervistoi Conor McGregorin i cili tha fjalë të rënda për gruan e Porierit.

“Kjo nuk ka mbaruar, nëse do më duhet, do ta vendosim këtë edhe jashtë oktogonit. Gruaja jote më shkruan mua në Instagram. Zemër, më shkruaj më vonë. Ne do të jemi në afterparty në klubin Ëynn, ti bushtër e vogël”, ishin disa nga fjalët vulgare të McGregorit.

Gruaja e Porierit, Jolie që ishte në oktogon i reagoi McGregorit duke ja treguar gishtin e mesit.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT