Bashkëshortja e aktorit të njohur bëhet asambliste në Prishtinë

Asnjëra nga gratë e legjislaturës së kaluar nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Prishtinës nuk do të jetë më pjesë e Kuvendit. Asamblesë së Prishtinës, nga radhët e VV-së i është shtuar një profesoreshë e Universitetit të Prishtinës.

Valbona Pula-Petrovci, e cila është bashkëshortja e aktorit të mirënjohur shqiptarë, Enver Petrovici është bërë asamblistë e Kuvendit të Prishtinës nga radhët e VV-së, shkruan lajmi.net.

“Miq e bashkëqytetar! Besimi qe me dhatë me votën tuaj, do te jetë angazhim i imi qe te jap me te mirën time ne asamblenë e Prishtinës. Ju faleminderit përzemërsisht”, ka shkruar ajo në rrjetin social fb.

Ajo është profesoreshe e pianos në Fakulteti e Arteve të Universitetit të Prishtinës.

Në listën e KQZ-së, e cila është bërë publike sot, Petrovci figuron se ka arritur të mbledh 499 vota, çka ka bërë të sigurojë një ulëse në Kuvendin komunal. /Lajmi.net/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT