Bashkë me të dyshuarin për vrasjen në Mitrovicë ishte edhe një polic, Prokuroria jep detaje

Prokuroria e Mitrovicës ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen e sotme që ka ndodhur në Tregun e Gjelbërt në Mitrovicë.

Me anë të një komunikate për media, Prokuroria ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 11:30 pas një konflikti të çastit në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë, shkruan lajmi.net.

Me të dyshuarin,  Prokuroria ka njoftuar se ka qenë edhe një zyrtar policor, mirëpo që sipas informacioneve të para,  ai nuk është kryerësi i vrasjes.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë:

Prokuroria Themelore e Mitrovicës njofton opinionin se sot rreth orës 11.30 si pasojë e një konflikti të çastit në Tregun e Gjelbërt në Mitrovicë, një person ka mbetur i vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur, njëri prej të cilëve kalimtar i rastit.

I dyshuari për këtë rast është arrestuar nga policia dhe ndaluar me vendim të prokurorit.

Të plagosurit janë dërguar për trajtim të mëtejmë në Spitalin e Mitrovicës, ndërkaq trupi i të vrarit me urdhër të prokurorit është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Prokuroria njofton opinionin se me të dyshuarin ka qenë edhe një zyrtar policor jashtë detyrës, por sipas informacioneve të para i njëjti nuk është kryerësi i vrasjes.

Rasti është kualifikuar “Vrasje e rëndë”, dhe është duke u hetuar nga Prokurori i Shtetit në koordinim me Njësitin e Hetimeve Rajonale të Policisë në Mitrovicë. /Lajmi.net/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT