Pak sekonda ndaj Napolit sa për të prekur fushën dhe më pas, trajneri Giampiero Ventura e shpërbleu për sakrificat dhe punën gjatë muajve të dëmtimit duke e surprizuar me një vend titullari dhe mbi të gjitha shiritin e kapitenit të Torinos ndaj Lazios. Ai i Migjen Bashës mund të konsiderohet pa frikë një rikthim triumfues. Një rikthim i emocioneve të mëdha për mesfushorin e Kombëtares të cilat Basha i ndan në një intervistë për Sport News.
“Emocionet ishin të mëdha edhe pse nuk e prisja të rikthehesha kaq shpejt, kam menduar se do më duhet më shumë kohë. Trajneri më futi si titullar ndaj Lazios dhe shiritin e kapitenit nuk e prisja, pasi deri kur arrita te dhomat e zhveshjes nuk e kam ditë, e pashë shiritin aty te vendi im dhe ishte një emocion i madh pasi trajneri e di që kam pas shumë probleme dhe ka thënë që e meritoj shiritin e kapitenit”.
Tashmë kalvari i gjatë i dëmtimit është lënë pas, dhe pyetja logjike për të gjithë shqiptarët është nëse Basha ndihet në formë për ndeshjen e 29 marsit me Armeninë. Basha është në pritje të një ftese nga De Biasi dhe ndihet gati për të dhënë kontributin e tij me kombëtaren.
“Nuk është e lehtë të operohesh në tre vende me kaviljen, dhe muskujt duan ende kohë por jam kthyer më së mirë në fushë,. ende nuk kam një ftesë zyrtare për ndaj Armenisë, po e pres dhe nëse me vjen një ftesë jam i gatshëm dhe shpresoj të jem pjese e kombëtares, mendoj se jam gati pasi edhe ndeshjen e fundit luajta për 70 minuta” .
Në muajt jashtë fushe, Basha ka parë Shqipërinë të rritet, 28 vjecari vlereson hapat e medha qe ka bere kombetarja dhe të rinjëte afruar nga De Biasi. Për Bashën gjithshka bëhet me një dëshirë, për një qëllim.
“Shqipëria ka bere lojera ashume te mira, Ndaj Frances por edhe ndaj Italise ku u ndeshkuam nga nje episod por futbolli keshtu e ka. Kombetarja ka bere hapa te medha perpara dhe kane ardhur shume lojtare te rinj qe kane dhene kontribut. Te gjithe duam te arrijme nje qellim, qe te gjithe kemi nje enderr ta cojme Shqiperine ne europian”.
Hapi i rradhës është pikërisht Armenia, një ndeshje që duhet fituar me cdo kusht. Për Bashën misioni do të jetë i vështirë, por aspak i pamundur.
” Ka për të qenë e vështirë, nuk e njoh shumë armeninë si ekip por ka bërë rezultate dhe është një skuadër e organizuar, për mua do të na hapë probleme por besoj se në Shqipëri mund tja dalim dhe të fitojmë”.
Për Bashën , Marsi është një muaj fatlum, golin e tij të parë me kuqezinjtë e shënoi në mars të 2013 në fitoren 4-1 ndaj Lituanisë. Marsin e 2014 i shënoi Maltës, këtë mars ku i dihet, rradha mund të jetë e Armenisë. Nëse De Biasi është sadopak supersticioz, ky është një argument më shumë për ti bërë një ftesë./Supersport/
- Advertisement -