Basha: Protesta për ta shporrur kryehajdutin me çizme

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama gjatë aktivitetit për analizën e rezultateve nga aksioni kundër informalitetit. Në një dalje para medieve, kryedemokrati tha se Rama paralajmëroi shqiptarët që të marrin avokatë në janar.

“Sa herë dalin skandale, Rama bën shfaqje. Sillet si kumbari që shkon në kishë pas krimi. I paralajmëroi shqiptarët të marrin avokatë në janar. Emërimet në tatime bëhen nga njerëz të afërt të Edi Ramës, për të mbushur xhepat e shefave”, tha Basha.

“Mungojnë 231 milionë dollarë nga doganat e tatimet, ndërsa për shtatorin mungojnë 35 milionë dollarë Në tetor gropa do të jetë akoma më e madhe. Evazioni është krijuar nga miqtë e Ramës që fusin duhan, nga kontrabandistët e naftës”, vijoi.

Ai përsëriti thirrjen për protesta “për shporrjen e kryeministrit kryehajdut me çizme dhe pushtetin e horrave”. “Le t’i japim fund këtij aparteidi të këtij grupi horrash që për parti kanë dollarët që grabisin ditë për ditë. Bashkë mund ta shndërrojmë këtë në një energji për të ndërruar njëherë e mirë kursin e një regjimi të kalbur, për të marrë në dorë pushtetin ju, jo politika, e për të na besuar, se interesi juaj do të jetë kushtetuta jonë e vetme”, u shpreh Basha.

Sipas udhëheqësit të opozitës, megjithatë, zgjedhjet do t’i vendosë populli. Ai theksoi se nuk duhet ngatërruar Kushtetuta me demokracinë dhe nëse populli e ndjen që një qeverie i ka ardhur fundi, atëherë është ai që vendos: “Nëse ju mendoni se shqetësimi im janë vetëm zgjedhjet, është gabim. Shqipëria po digjet dhe i vetmi që po krihet sa në Londër e në Mynih, është Edi Rama. Se kur janë zgjedhjet, këtë do ta përcaktojë populli”.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT