Në emisionin Real Story në News 24, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka shpjeguar edhe akuzat e ngritura nga maxhoranca për gjoja implikim të tij në dosjen e hetimore që UMNIK ka ngritur ndaj luftëtarëve të UÇK-së, që sot po përdoret në Gjykatën e Hagës ndaj disa prej tyre.

‘Aktorët kryesorë të masakrave të Millosheviçit në vitet 90 janë sot figura qëndrore në Beograd. Nuk janë dënuar. Me Kosovën nuk është bërë drejtësi.

Raporti i Dick Marty u provua fals nga të gjitha hetimet e prokurorëve të Hagës.

Kur liderët e UÇK-së po përballeshin me gjykatën në Hagë, në Tiranë Edi Rama nënshkruante marrëveshje me ish-Ministrin e Millosheviç, Aleksandër Vuçiç.

Kurrë nuk kam qenë pjesë  e një  hetimi për luftëtarët e UÇK. Kam qenë pjesë e hetimit që provoi Miloseviçin si kriminel lufte dhe për genocid.

Roli im në UNMIK kishte lidhje me hetimin e krimeve serbe, transferimin e pushtetit të drejtësisë nga UNMIK tek shqiptarët.’