Basha: Duam të jemi në Europian

Mesfushori shqiptar, Migjen Basha është larguar nga Torino, dhe tashmë është në kërkim të një aventure të re ne karrierën e tij. Nga dëmtimi i gjatë dhe aktivizimi i pakët me Torinon ai vendosi që të ndryshojë destinacion.

Në një prononcim për “footvaud.ch”, Basha tregon ndjesitë e sfidës së fundit me fanelën e Kombëtares, ndërsa nuk zbulon asgjë për sa i përket të ardhmes së tij.

“Ishte një fitore e madhe ndaj Francës. Objektivi i Shqipërisë është i qartë, pra të shkojë në Europianin “Francë 2016”. Ne duam të marrin pjesë në Europian, të gjithë dhe unë natyrisht. Dua të jem pjesë e Kombëtares deri në fund të karrierës sime”, deklaron Migjen Basha.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT