Baseli afër yllit të ri kosovar

Futbollisti i talentuar kosovar, Florent Hadergjonaj ka zhvilluar një stinor të jashtëzakonshëm me Young Boysin.

Ylli i ri kosovar, ka pasur 29 ndeshje të zhvilluara e skuadrën e tij aktuale Young Boys, ku ka arritur të asistoj në shtatë gola.

E forma e mirë e tij nuk ka shkuar huq pa u vënë re nga skuadrat e mëdha evropiane.

Njëra ndër to është kampioni i ri i Zvicrës, Baseli që ka filluar t’i bëjë presion Young Boysit për transferimin e Florentit.

21-vjeçari vlerësohet si mbrojtësi i krahut të djathtë më i mirë në Zvicër dhe vlera e tij ka pasur rritje të dukshme.

Aktualisht Hadergjonaj ka një vlerë prej tre milionë eurove, mirëpo sipas medieve zvicerane për ta lënë të lirë Young Boysi kërkon mbi katër milionë. /Telegrafi/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT