Bartomeu: Arda Turan mund të huazohet

     

    Barcelona ka transferuar Arda Turan nga Atletico Madrid për 41 milion euro, por ai nuk mund të luaj deri në janar, për shkak të suspendimit të klubit spanjoll nga FIFA.

    Por mesfushori turk ka mundësi që të huazohet drejt një klubi tjetër për ta ruajtur formën. Këtë mundësi e ka konfirmuar edhe presidenti i klubit, Josep Bartomeu.

    Për Arda interes ka shprehur Fenerbahce, por Barca ka ofertë nga të gjitha ligat evropiane për ta huazuar Turan deri në janar./DrenicaPress/