Lëvizja Vetëvendosje gjatë ditës së sotme ka publikuar listën me kandidatët e saj për zgjedhjet e 14 Shkurtit.

Bartës i listës do të jetë kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti.

Mirëpo, përveç kësaj një emër i përveçshëm në listën e Vetëvendosjes ka ngritur polemila të shumta.

Emri i Bernarda Radoncic është lakuar sot nga shumë medja dhe qytetarë. Asaj kryesisht i është përmendur përkatësia etnike duke u aluduar se është serbe apo boshnjake.

Mirëpo, këtyre polemikave mbi përkatësinë etnike u ka dhënë fund vet Radoncic duke thënë se është 100% shqiptare.

Ajo ka thënë se babai i saj është shqiptar nga Mali i Zi, kurse, nëna shqiptare nga Mitrovica.

Reagimin e Bernarda Radoncic e sjellim të plotë si në vijim:

“Të dashur bashkëkombas, ju miq dhe ju mbështetës të Lëvizjes VETËVENDOSJE!
Të dashur mërgimtarë gjithandej nëpër botë!

Unë Bernarda Begu Radoncic, jam e lindur dhe e rritur në Danimarkë. Jam bijë e tim atë, prejardhja e t’cilit është nga Gucia, Mali i Zi, por i lindur në Skenderaj, dhe mamasë time e cila vjen nga Kacandoll-i e Trepqa, si familje banues në qytetin e Mitrovicës, përpara emigrimit në Shtetin Danez!

Rrugëtimi im në politikë, dhe delegimi im për Deputete të Kuvendit të Kosovës, ka filluar me aktivizmin tim në Qendrën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për shtetin e Danimarkës, dhe unë pashmangshëm i falendërohem atij ekipi përfekt, atyre aktivistëve aq të zellshëm, që mua më dhanë besimin që të jem kandidate nga Mërgata për listë zgjedhore, dhe njëherësh mëpastaj të jem zëri i tyre në Kuvendin e Kosovës.

Përkatësia ime është e pastër, 100% Shqipëtare me plotë krenari, dhe familja ime dhe rrethi im familjar, vijnë nga ato familjet me traditë të pastër atdhetare!
Unë ju falendëroj secilin veq e veq, për besimin që do ta kem nga ju, për t’ju përfaqësu me dinjitet, e pakompromis ndaj krimit dhe korrupsionit dhe do të jem kundër secilës veti të keqe duke treguar profesionalizëm dhe kulturë europiane. E juaja, Bernarda!