Barcelona pas mesfushorit turk

Barcelona edhe pse nuk ka të drejt transferimi këtë verë, por vetëm në janar, nuk po rrinë duarkryq dhe po punon vazhdimisht për afrimin e ndonjë futbollisti e veqmas në mesfushë për të plotësuar largimin e Xavit.

Sipas asaj që shkruan gazeta spanjolle “Mundo Deportivo”, presidenti i Barcelonës, Josep Bartomeu po negocion me turkun Arda Turan për ta bindur që të transferohet në Camp Nou.

Kluzola e largimit të Arda Turan nga Atletico Madridi është 45 milion euro, por Bartomeu po shpreson që për 28 milion euro do ta bind Atleticon për ta lënë të lirë mesfushorin turk./Drenicapress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT